
Inter nuk ka të ndalur në këtë merkato janari. Pas njoftimit zyrtar të Victor Moses dhe në pritje të largimit të Politano tek Napoli, zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Christian Eriksen. Mesfushori danez është gati për një aventurë të re larg Premier League dhe duket se ka zgjedhur përfundimisht Interin.
Në raportimet e fundit nga Italia, tashmë ka marrëveshje totale mes Interit, Tottenhamit dhe agjentit të lojtarit. Oferta përfundimtare do të jetë 15 milion euro plus 5 bonuse. Në orët e ardhshme Eriksen do të fluturojë drejt Milanos dhe të gjithë e presin mesfushorin në San Siro ditën e dielë ku Inter do të luajë ndaj Cagliarit. Eriksen do të fitojë 10 milion euro me zikaltërit deri në vitin 2024.