Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

E KRYER/ Ennur TOTRE largohet nga Ukraina, mesfushori rikthehet te kampionët

Shkruar nga NEWSPORT

Ennur Totre do të jetë lojtari më i ri i Shkëndijës së Tetovës. Mesfushori u transferua nga Tirana pas një sezoni shumë të mirë ku fitoi edhe titullin kampion. Mungesa e minutave ka bërë që Totre të largohet nga ekipi dhe sipas Supersport do të rikthehet te Shkëndija e Tetovës, aty ku e nisi dhe u zhvillua si lojtar.

Mesfushori ndodhet në Tetovë ku raportohet se ka mbyllur gjithçka me drejtuesit e kuqezinjve që e marrin në formë huazimi 6-mujor nga Vorskla.

Nëntë pikë larg kryesuesve të Struga Trim & Lum janë shumë për një ekip si Shkëndija dhe drejtuesit kanë ndërhyrë në merkato duke sjellë emra si Maksimov, Qaka, Mujezinovic, Milev, Rexhepi dhe Çinari. Me afrimin edhe të Totres, cilësitë e ekipit do të rriten tejmase dhe gara për titull do të bëhet më e fortë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga