
Emanuele Ndoj nuk ka ndërmend të largohet nga Italia. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka mbyllur aventurën e tij me Brescian në Serie B dhe tashmë do të luajë në Serinë C.
27-vjeçari do të nisë një eksperiencë të re te skuadra e Catanias, e cila militon në Serinë C në grupin C. Skuadra italiane këtë sezon do të luftojë deri në fund për të kapur një vend në “Play-Off”.
Kujtojmë se këtë sezon Ndoj luajti me Brescian në 28 ndeshje, ndërsa ia ka dalë të shënojë edhe 2 gola.
Poll