
Kylian Mbappe do të mungojë për tre javë në fushat e blerta. Ylli i PSG u dëmtua ndeshjen e djeshme në kofshën e djathtë. Në sfidën ndaj Montpellier francezi humbi dy penallti dhe u detyrua të largohej që në pjesën e parë nga fusha.
Ai mori një goditje në këmbë e cila do ta lërë jashtë për tre javë. Kështu ai do të humbasë ndeshjen e parë me Bayern, e vlefshme për 1/8 në Champions League. Sfida do të luhet në Parc de Princes dhe mbetet për t’u parë nëse Mbappe do të rikthehet në “betejën” e kthimit në Allianz Arena.
Kjo është një dhimbje koke për Galtier, i cili do t’i duhet të bëjë llogaritë për ndeshjen e 14 shkurtit pa golëshënuesin e Botërorit. Mbappe gjithashtu do të humbasë edhe ndeshjen e rëndësishme në kampionat kundër Marseille.