
Idriz Batha ishte emri më i nxehtë për disa javë në merkaton e futbollit shqiptar. Mesfushori i njohur mbylli aventurën në Rumani me UTA Arad dhe ishte një lojtarë i lirë në treg. Klubet elitare shqiptare e panë si një mundësi të artë për të forcuar organikën me një lojtar të sprovuar në Superiore.
Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Egnatia ishin klubet që kontaktuan 32-vjeçarin, por në fund nuk u arrit gjuha e përbashkt me askënd prej këtyre klubeve. E ardhmja e tij është Arabia Saudite, e konfirmuar nga vetë ai në një intervistë për mediet, por emri i klubit nuk ishte zbuluar.
Së fundmi mësohet se Idriz Batha do të jetë pjesë e Al-Najma, një klub i vogël por ambicioz në Arabinë Saudite. Ky klub u shpall kampion në Kategorinë e Tretë dhe tashmë do të garojë në të Dytën, por objektivi i drejtuesve është të ngjiten sa më shpejt në elitë dhe tek Batha shohin një përforcim që do t’i ndihmojë në arritjen e këtij objektivi.