
Në Superligë janë mbyllur dy fazat e para. Partizani është shpallur kampion dimri. Më mirë se kaq nuk mund të shkonte për Skënder Gegën, kontributi i të cilit është i jashtëzakonshëm në krye të të kuqve. Mirëpo në futboll kurrë mos thuaj kurrë. Paraqitja e mirë me skuadrën dhe fakti që ende nuk është bërë rinovimi i kontratës, kanë bërë që nga jashtë të vijnë oferta për 55 vjeçarin.
Klubi nuk bëhet i njohur, por oferta mendohet të jetë nga Arabia, raporton shtypi sportiv në vend. Gjithsesi kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi drejtuesit e klubit të Partizanit janë shumë të gatshëm për t'i ofruar një kontratë të mirë, por gjithashtu edhe një pagë të majme. Gjithçka mbetet për t'u parë.
Poll