
Tirana do të presë Egnatian në ditën e nesërme në orën 18:00 në Elbasan Arena për të mbyllur javën e 29-të të Superiores. Bardheblutë kërkojnë një tjetër fitore për të mbrojtur vendin e parë në renditje, vend të cilën e rimorën javën e fundit. Përballë rrogozhiansve kanë bilanc perfekt por në këtë fazë të kampionatit, asnjë skuadër nuk do t’ja dijë për bilance apo pozicione në renditje.
Tifogrupi i kampionëve në fuqi, Tirona Fanatics, ka nxjerrë njoftimin e fundit përpara ndeshjes ku bën thirrje për mbështetje të skuadrës në këto javë të mbetura.
“Neser drejt Elbasanit! Nisemi neser ne oren 16:30 nga stadiumi per te udhetuar drejt Elbasanit aty ku TIRONA lu te rradhes! Mbeshtetja eshte detyrim! E diela e TIRONES! NESER!”-njofton tifogrupi.