
Lajmi i fitores së Kupës së Italisë është zbehur nga vdekja e papritur e tifozit të Lacioa Armando Pronesti. 73-vjeçari nuk i përballoi dot emocionet e shënimit të 2 golave nga Milinkovic-Savic dhe Correa në finalen e së mërkurës.
Ai pësoi infarkt teksa ndiqte finalen e madhe në stadiumin "Olimpico" në pjesën veri-lindore, ku ishin vendosur tifozët bardhekaltër.
Mbërrija e ambulancës nuk i shpëtoi dot jetën Pronestit. Ai ishte përkrahës i zjarrtë i Lacios prej mëse 50 vitesh.
Poll