Brazili është pa trajner që prej largimit të Tite pas dështimit të fitimit të Botërorit në Katar. Amerikano latinët kanë një listë të gjatë emrash për pasuesin e tij por do të shqyrtojnë me detaje derisa të marrin një vendim.
E sigurtë është që Federata kërkon një trajner me përvojë europiane dhe deri tani kanë dalë emra si Zidane, Ancelotti, Enrique, Mourinho e shumë trajnerë të tjerë që kanë shkruar histori në Europë.
I fundit është një befasi, madje surpriza më e madhe deri tani. Bëhet fjalë për Joachim Low, ish-trajneri i Gjermanisë që fitoi Botërorin me Panzerat pikërisht në Brazil 2014. Nga ai turne, ka mbetur në histori humbja e turpshme 1-7 e Brazilit nga Gjermania e Low dhe emërimi i tij në krye të Seleccao do të ishte shumë e bujshme.
[caption id="attachment_684788" align="alignnone" width="593"] Joachim Low[/caption]