Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

E bujshme/ Trajneri grek i Tiranës kërkon të drejtojë Kombëtaren Shqiptare: Jemi në bisedime

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme/ Trajneri grek i Tiranës kërkon të drejtojë

Trajneri grek i Bardhebluve të Tiranës në basketboll, Antonios Doukas ka shprehur dëshrën për të drejtuar Kombëtaren Shqiptare të Basketbollit. Gjatë një interviste për "Panorama", Doukas tha se ai dëshiron shumë që të drejtojë Kombëtaren Shqiptare, por kjo nuk varet vetëm nga ai, por edhe nga drejtuesit e Federatës, me të cilët trjaneri tha se ishtë në bisedime.

''Do të dëshiroja shumë që të drejtoja Kombëtaren, por është diçka që nuk varet vetëm prej meje. Jemi në bisedime me presidentin e federatës. Po shohim se çfarë mund të bëhet, por jemi në bisedime akoma'', tha ai.

Doukas u vendos vetëm para pak ditësh trajneri i Tiranës dhe mesa duket trajneri e shikon storin bardheblu, si një trammpolinë për të marrë drejtimn e kuqezinjëve. Nëse do të ndodhi kjo do të ishte hera e parë që një shtetas grek drejton një sport  në rang Kombëtareje në vendin tonë.

Tags:

BASKETBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga