Tirana nuk arriti të shpallej kampione e Superiores teksa e mbylli kampionatin në vendin e dytë me pikë të barabarta me Partizanin por të kuqtë janë më mirë në ndeshje direkte. Një sezon plot vuajtje për bardheblutë që u shoqërua me largimin e shumë lojtarëve dhe më pas dëmtimet e rënda që lanë të përgjysmuar ekipin.
Trajneri Orges Shehi pavarësisht gjithë këtyre peripecive ia doli ta mbajë ekipin në garë deri në sekondën e fundit. Por një lajm i bujshëm vjen nga Maqedonia e Veriut. Mediet fqinje raportojnë se tekniku i Tiranës është shumë afër marrëveshjes me Shkëndijen e Tetovës.
Finalja e Kupës me Egnatian do të jetë e fundit për të dhe më pas atij i skadon kontrata. Shkëndija ka patur më parë interes për durrsakun por asgjë nuk avancoi më tej.