
Franca shihej si një prej favoritëve për të fituar trofeun e Kupës së Botës. Gjelat i shkuan deri në fund rrugëtimit por u mposhtën në finale përballë Argjentinës. Mungesa e një shënuesi kryesor dhe një lideri si Benzema bëri që e gjithë pesha e finales të binte në supet e Kylian Mbappe. Sulmuesi i Realit dhe Topi i Artë aktual, u largua nga ekipi përpara nisjes së turneut për shkak dëmtimi.
Mirëpo, në rikthimin e tij në Spanjë, Real Madrid është çuditur nga vendimi i Francës për të larguar sulmuesin. Sipas spanjollëve, dëmtimi i Benzema ishte shumë më i lehtë seç raportohej dhe mund të sakrifikonte vetëm fazën e grupeve.
Poll