Ka përfunduar dje kampionati i të rinjve në Kroaci me një sukses spektakolar të skuadrës së Lokomotivës së Zagrebit. Ky ekip drejtohet nga trajneri shqiptar Besnik Prenga, një emër i njohur në futbollin shqiptar edhe si menaxher futbollistësh. 47-vjeçari është gjithashtu dhe babai i mbrojtësit të Shpresave kuqezi, Herdi Prenga.
Skuadra e Lokomotivës pas një sezoni fantastik ka arritur të fitoj dhe titullin kampion. Veç trajnerit Prenga, tek kjo skuadër është dhe një tjetër shqiptar. Jurgen Vrapi, ish mesfushori i të rinjve bardheblu është transferuar prej fillimit të sezonit në Kroaci ku ka bërë paraqitje mjaft të mira.