Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E bujshme nga Spanja, Toni Kroos i ofrohet "gjigantit" italian

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme nga Spanja, Toni Kroos i ofrohet "gjigantit" italian

Kontrata e Toni Kroos me Real Madrid përfundon në qershor të këtij viti dhe e ardhmja e mesfushorit ende nuk dihet. Fakti që është një lojtar i lirë, me kualitetin që zotëron gjermani është një okazion për shumë ekipet të mëdha të futbollit europian.

Por madrilenët ende nuk i kanë ofruar rinovimin Kroos, me agjentët e këtij të fundit që nuk dëshirojnë që të presin dersia sa Florentino Perez të bindet. Agjentët e lojtarit ia kanë ofruar Toni Kroos, Juventusit. Diçka e tillë është raportuar nga Spanja dhe më pas është konfirmuar edhe nga mediat italiane.

Destinacioni “Torino” është diçka që i pëlqen 34-vjeçarit, por Kroos “detyron” që klubi italian të bëhet pak zemërgjerë. “Zonja e Vjetër” duhet ta paguajë më shumë së 10 milionë euro në sezon dhe kontrata që do të nënshkruhet të jetë 2-vjeçare.

Bisedimet për këtë transferim të bujshëm kanë nisur dhe tashmë pritet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e një prej mesfushorëve më të mirë të historisë së futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga