
Ditën e sotme ka pasur një takim mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Hellas Veronës. Në tavolionën e diskutimeve padyshim ka qenë merakto e janarit.
Interi është në kërkim të një mesfushori dhe Ambrat është një lojtarët që pëlqen Interit. Raportet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe operacionet mund të mbyllen pa shumë probleme. Siç raporton eksperi I merkatos në Itali, Di Marzio, janë edhe dy lojtarët që po ndiqen me interes nga Interi. Bëhet fjalë për dy mbrojtësit shqiptar, Rrahmani dhe Kumbulla, me mbrojtësin e Kosovës që intrigon më shumë drejtuesit e Interit.
Ish-lojtari I Partizanit po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Serie A së bashku me Kumbullën dhe zikaltërit janë gati për një tjetër goditje "alla Skrienar". Tashmë mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodh në merkaton e janarit.