Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E bujshme/ Mediat në Hungari: Ferencvarosh interesohet për “Mesin shqiptar”

Shkruar nga NEWSPORT

“Ferencvaros interesohet seriozisht për mesfushorin e Luzernës, Jahmir Hykën që luan për Kombëtaren e Shqipërisë”. Kështu e nis artikullin gazeta hungareze “rangado.hu” për 28-vjeçarin nga Tirana që tashmë përflitet se mund të kalojë te klubi i njohur në Hungari.

Paraqijta e bërë në pjesën e parë të sezonit me Luzernën ka bërë që Ferencvaroshi të kërkojë shërbimet e Jahmir Hykës, i cili në artikullin e “rangado.hu” cilësohet edhe si “Mesi shqiptar”.

Në 158 ndeshje në ligën zviceriane, 28-vjeçari ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar 19 të tjerë.

Sipas “rangado.hu”, Hyka shihet si lojtari ideal nga stafi teknik i Ferencvaros, pasi është shpërthyes në krah, driblues dhe njohës i mirë i portës kundërshtare sidomos nga jashtë zonës.

hyka

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga