
Juventus i rikthehet sërish pistës që të dërgon te Elseid Hysaj. Klubi bardhezi kërkon zëvendësuesin e portugezit, Joao Cancelo, pasi ky i fundit është duke u larguar drejt Manchester City-t dhe kapiteni i kombëtares shqiptare shihet si ai i duhuri.
Presidenti i torinezëve, Andrea Agnelli mendon se mbrojtësi shkodran është i duhuri për të mbuluar krahun e djathtë të repartit difensiv.
Gjithsesi mendohet se bardhezinjtë janë të gatshëm ta sjellin në Torino, Hysajn, por një problem i vogël është se ky i fundit ka ende një kontratë me Napolin. Klauzola e tij kap vlerat e 50 milionë euro. Në rast se dështon transferimi i Hysaj, plani B për "Zonjën e Vjetër" është portugezi i Barcelonës, Nelson Semedo.
Kujtojmë se Elseid Hysaj këtë sezon që kaloi nuk gjeti shumë hapësira në formacionin e jugorëve, ku i preferuari i teknikut italian, Carlo Anceloti ishte Kevin Malcuit.