Një lajm i bujshëm vjen nga "Tuttomercato" . Mbrojtësi Emir Murati që është në pronësi të Milanit do të huazohet te Vllaznia deri në përfundim të sezonit. Murati është me origjinë shqiptare dhe është rritur në akademinë e Milanit.
Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e Pro Sesto në Serie C, ndërsa në merkaton e janarit do të huazohet te Vllaznia deri në fund të sezonit. Shkodranët janë drejt akordit me Milanin dhe lojtari shumë shpejt pritet të jetë në Shkodër.
Murati luan si mesfushor përpara mbrojtjes dhe është pikërisht një nga objektivat e Vllaznisë në merkato pasi klubi po kërkon lojtar në këtë repart.

Poll