Milani i këtij sezoni po kalon oshilacione të mëdha teksa muaji katastrofal pas Botërorit i largoi përfundimisht nga gara për titull duke humbur edhe trofeun e Superkupës me Interin dhe më vonë një tjetër disfatë në derbi.
Tani, kuqezinjtë janë rikthyer te rezultatet pozitive teksa kanë fituar 4 ndeshje rradhazi. Në asnjë rast, stoli i trajnerit Pioli nuk ishte në dyshim me drejtorin Maldini që konfirmoi besimin te tekniku. Mirëpo, sipas Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë mendojnë edhe për të ardhmen në stol.
Një largim i mundshëm i Piolit në fund të sezonit mund të pasohet me uljen në krye të pankinës të Luis Enriques. Për mjeshtrin e Tiki-Takas dhe fituesin e tripletës me Barcelonën do të ishte një rikthim në Itali, pas aventurës me Romën dhe do të bashkohet sërish me Massaran me të cilin punoi në kryeqytetin italian.