Ekipi i Flamurtari ka bërë një super goditje në orët e fundit të merkatos dimërore. Kuqezinjtë kanë arritur që të sigurojnë firmën me lojtarin e Lazios, Mamadu Tunkara. Sulmuesi do vijë në formën e huazimit në Vlorë dhe ai është një lojtar tek i cili besohet shumë.
I rritur në akademinë e Barcelonës, 22 vjeçari zotëron shtetësinë spanjolle dhe senegaleze. Ai aktivizohet si sulmues qendrë, por mund të luajë edhe në krah. Miqësia e ngushtë e Sinan Idrizit me Igli Taren ka bërë që Tunkara të shkojë në Vlorë ku si destinacion të parë kishte Korçën dhe Skënderbeun.
Poll