Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E BUJSHME/ Atletico Madrid dhe Tottenham në garë për yllin e Kosovës, ish-sulmuesi i TEUTËS po çmend Europën

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Atletico Madrid dhe Tottenham në garë për yllin e

Vedat Muriqi është njeriu i momentit për përfaqësuesen e Kosovës. Sistematik golashënues, por mbi të gjitha mjaft i rëndësishëm në fazën ofensive. Rrezik potent për kundërshtarin dhe në disa raste duke shërbyer asiste të mrekullueshme për shokët e ekipit të tij. Këto paraqitje pozitive kanë rënë në sy të europianëve, të cilët kanë nisur kontaktet e para për të blerë kartonin e tij.

Tottenham Hotspur është një nga gjigantët anglezë që mund të përfitojnë shërbimet e Muriqit, por krahas klubit të Premier League, tashmë është edhe Atletico Madrid në garë për të, raportojnë mediet turke. Kujtojmë që Muriqi luan me Fenerbahçen duke u shndërruar dhe atje një lojtar kyç për organikën e ekipit turk. Ndërsa më parë, në sezonin 2014-2015 ai ishte pjesë e skuadrës së Teutës në kampionatin tonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga