
Ku do të shkojë Leo Messi? Kjo është pyetja që bëjnë thuajse gjithë sportdashësit anë e mbanë botës. E me sa duket një përgjigje e jep e përditshmja spanjolle AS ku raporton se "pleshti" ka arritur një akord me Paris Saint Germain.
Si për ta "vulosur" të ardhmen e tij mendon edhe prestigjiozja "L'Equipe" duke zbuluar detaje nga marrëveshja e argjentinasit.
Bëhet me dije se ai pritet të firmosë për 3 vite në total, ku do të përfitojë 40 milionë euro në sezon. Fillimisht marrëveshja e tij mund të jetë për 2 vite, por s'përjashtohet edhe opsioni 1-vjeçar i rinovimit.
Poll