
Skerdilajd Curri u përfol disa ditë më parë se ishte prekur nga Covid-19. Një lajm I rremë që u përhap me shpejtësi në rrjet, por që më pas u mohur nga vetë Curri. Në një lidhje me “Fan Zone”, ish lojtari I disa skuadrave të ndryshme në Gjermani, por edhe në Superligë me Partizanin dhe Besën e Kavajës është shprehur se ky lajm I përhapur në media është skandaloz.
“Jam habitur që doli ky lajm për mua që jam infektuar dhe mora njoftimin nga Shqipëria. Në fillim e mora si më të qeshur pastaj e kuptova se nuk ishte diçka e tillë. Më erdhi një njoftim në telefon dhe aty shkruhej që lajmi ishte shkruajtur nga “Top-Channel” e prandaj them këtë media.
U bë shumë problem pasi edhe këtu kolegët e mi u larguan nga puna atë ditë. Kjo pandemi ka prekur gjithë botën dhe duhet të bësh kujdes se çfarë shkruan e çfarë pasojash mund të ketë. Për mua ishte diçka skanaloze, dhe unë lajmin e mora nga mamaja ime që vuan edhe nga zemra e sa nuk i pushoi fare.
Gjermani ka bërë një menaxhim perfekt të kësaj situate dhe kjo bëri që të dilte me pak probleme ky shtet. Kurimi i njerëzve është shumë i lartë dhe ky virus ka prekur edhe futbollistët. Nuk kam dëgjuar që të ketë të prekur te Aue. Kur kam kohë të lirë luaj në një ekip amator këtu dhe e mbaj shumë veten në formë”.
Titulli i Tiranës? “Doja të luaja futboll, nuk ishte e bukur që i falëm titullin Tiranës, por ne luajtëm futboll .”