
Covid-19 ka "pushtuar" edhe futbollin, teksa shumë futbollistë kanë lënë në "baltë" klubet e tyre pas infektimit. Serie A ka qenë një ndër kampionatet e prekur nga Coronavirusi, teksa së fundmi Milinkovic - Savic ka rezultuar negativ duke u bashkuar me Lazion. Lojtari prej ditësh qëndronte në izolim.
Veç futbollistëve, edhe presidenti I Veronas e ka kaluar Covid-19. Maurizzio Setti prej datës 7 nëntor ai qëndronte në izolim dhe vetëm sot ka marrë lajmin e mirë. Klubet në Serie A janë të detyruara që të kryejnë tamponë për lojtarët dhe stafin përpara çdo ndeshjeje.
Poll