Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dy mungesa për TEUTËN, durrsakët nuk ndalen as në pauzën e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Dy mungesa për TEUTËN, durrsakët nuk ndalen as në

Teuta ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për javën e gjashtë të Superiores. Edhe pse kampionati shqiptar është në pauzë prej sfidave të Kombëtares, "Djemtë e Detit" vijojnë të marrin ngarkesën e duhur.

Përmes një postimi në kanalin zyrtar, klubi durrsak ka treguar se Artan Jazxhi është i vetmi që nuk është stërvitur me ekipin, kurse Muço Boçi është i angazhuar me përfaqësuesen U-20. Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare thuhej:

"Teuta ka zhvilluar këtë të mërkurëseancën e radhës stërvitore, teksa nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi dhe stafit të tij kanë qenë të gjithë futbollistët. Ekipi ka zhvilluar një seancë të plotë të kombinuar mes ushtrimeve fizike dhe atyre taktike.

Edhe në këtë seancë me grupin nuk është stërvitur Artan Jazxhi, i cili ka vijuar me trajnerin e përgatitjes atletike Mark Dodaj, një seancë veçmas duke vijuar rekuperimin nga dëmtimi. Pjesë e grupit nuk ka qenë sot sërish sulmuesi i ri Muço Boçi, i cili po stërvitet prej tre ditësh me Kombëtaren U20.

Djemtë e detit do të vazhdojnë përgatitjet ne Durrës deri të dielën, ndersa të henën do të zhvillojn ndeshjen e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, ndaj Luzi 2008. Atmosfera në grup është shumë e mirë dhe lojtarët janë në gjendje fizike optimale".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga