Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Dy ish-lojtarë të Kategorisë Superiore, drejtori i Dritës konfirmon: Njëri prej tyre është pozitiv me Covid-19

Shkruar nga NEWSPORT
Dy ish-lojtarë të Kategorisë Superiore, drejtori i Dritës

Drita në faqen zyrtare ka konfirmuar pak minuta më parë se një prej lojtarëve të tyre kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas analizave të bëra për lojtarët që ishin jashtë Kosovës është zbuluar se njëri prej tyre ishte pozitiv.

Klubi në faqen zyrtare nuk bëri të ditur emrin e lojtarit, por drejtori I Dritës, Valon Zymberi shprehet për “Gazeta Olle”, se bëhet fjalë për njërin nga Erion Vucaj ose Izair Emini. Që të dy kanë luajtur në Kategorinë Superiore me skuadra si Vllaznia, Laçi, Luftëtari dhe Kukësi, ndërsa tani janë pjesë e Dritës.

 “Bëhet fjalë për njërin nga këta dy futbollistë por nuk e dimë sesa është e rekomanduar nga IKSHP të zbulohet emri”, tha fillimisht Zymberi.

“Futbollisti ka stërvitur vazhdimisht madje edhe ka agjeruar muajin e ramazanit. Në momentin kur i është bërë testi në vendin ku jeton dhe me atë testë të vjen drejt Kosovës ka rezultuar pozitiv ku më pas është vetë futur në karantinë”, përfundoj Zymberi.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga