
Rafael Leao edhe pse nuk ka luajtur shumë, ka ditur të jetë protagonist absolut duke shënuar dy gola në vetëm 68 minuta të luajtura në Kupën e Botës me Portugalinë. Sulmuesi shihet si pjesë e gjeneratës së re të futbollit. Në Itali, Milani po punon prej muajsh për rinovimin e kontratës së tij që skadon në qershor 2024-ës.
Maldini është në garë me kohën pasi performancat në Botëror vetëm po ja rrisin vlerën lojtarit duke sjellë edhe interes të lartë nga klube me buxhet shumë herë më të lartë se kampionët e Italisë. Mirëpo, tashmë Maldini duket se është “dorëzuar” me vendosjen e kushteve dhe është gati t’i plotësojë dëshirën Leaos duke e bërë më të paguarin në ekip me 7 milionë euro në sezon, aq sa paguhej Ibrahimovic deri një sezon më parë.
Drejtori Maldini sëbashku me Massaran do të udhëtojnë në Katar nëse Portugalia arrin në finale në mbështetje të Rafael Leaos. Nuk do të ketë negociata në mënyrë që 23-vjeçari të jetë i fokusuar totalisht me ekipin.