Emanuele Ndoj dhe Shaqir Tafa përzgjidhen mes 100 talenteve më premtues që po rriten në Itali. Vlerësimi është bërë nga “Corriere dello Sport”.
Emanuele Ndoj aktivizohet me Breshian në Serinë B, ndërsa është produkt i akademisë së Romës. Mesfushori 19-vjeçar ka luajtur 11 ndeshje me Breshian dhe është pjesë e Shqipërisë U-19.
Shaqir Tafa aktivizohet me Palermon në rolin e qendërmbrojtësit dhe gjithashtu është pjesë e Shqipërisë U-19.
Lista e publikuar nga prestigjiozja italiane “Corriere dello Sport” ka në përbërje emra si Xhanluixhi Donaruma i Milanit, Moise Kean i Juventusit apo Pietro Pelegri, 15-vjeçari që debutoi në Serinë A me Xhenoan.
[caption id="attachment_71215" align="alignnone" width="700"] Emanuele Ndoj[/caption]
[caption id="attachment_71216" align="alignnone" width="900"] Shaqir Tafa[/caption]