
Kukësi do të luajë këtë fundjavë kundër Bylisit, ndërkohë që prej ditësh ekipi verilindor vijon të stërvitet intensivisht. Së fundmi, në sy ka rënë performanca pozitive e Omar Kamara. Mesfushori nga Guinea arriti të shënonte në miqësoren e zhvilluar kundër Football Republic.
Kësisoj përshtypjet e krijuara gjatë këtyre seancave stërvitore kanë prishur planet e Shpëtim Duros. Tekniku kryeqytetas ende s'e ka ndarë mendjen, por nuk do të jetë habi nëse ai do të përfshihet në 11-shen titullarë në takimin kundër mallakastriotëve.
Poll