
Portieri i Interit, slloveni Samir Handanoviç, në një intervistë të dhënë për mediat italiane ka shprehur gjithë zhgënjimin e tij për 4 vitet e kaluara si futbollist i zikaltërve.
"Jam duke punuar fort dhe ndihem mirë. Nuk jam i kënaqur për katër sezonet e para të kaluara te Inter. Unë luaj në një klub të madh por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç i prisja”, fillon rrëfimin e tij Handanoviç.
“Unë doja të fitoja, por nuk e kam bërë akoma. Presidenca ka ndryshuar dy herë, shumë lojtarë kanë ardhur dhe shumë lojtarë janë larguar. Duhet një program për të fituar. Duhet një plan afatgjatë për 2-3 vite, sigurisht që kur ndryshohen shumë gjëra përnjëherë do të duhet më shumë kohë derisa të arrish objektivat”, shtoi slloveni.
“Jam i zgjënjyer pasi nuk kam luajtur kurrë në Champions League. Mendoja se do të luaja me Inter, por akoma është një objektiv i imi. Mendoj se do të qëndroj, por nuk i dihet kurrë. Nuk më pëlqejnë premtimet, Juventus është më i fortë se 12 muaj më parë por nuk do të nënshkruaja për vendin e tretë. Mancini është gjithmonë i qetë me ne”, përfundoi portieri.