Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Duke filluar nga Presidenti të gjithë ne kemi bërë diçka të madhe", Jasir Asani: Jam i lumtur pasi i kemi gëzuar të gjithë

Shkruar nga NEWSPORT
"Duke filluar nga Presidenti të gjithë ne kemi bërë

Shqipëria është në Europian. Kombëtarja ka marrë pikën që i nevojitej falë barazimit me rezultatin 1-1 dhe siguron matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian.

Pas kësaj sfide historike, ka folur një nga protagonistët kryesorë të këtyre kualifikueseve, Jasir Asani.

“Jam shumë i lumtur pasi të gjithë tifozët i kemi gëzuar. Më në fund u kualifikuam në Europian, por pa tifozët do të ishte e vështirë. Të gjithë kemi bërë diçka të madhe si stafi, Presidenti dhe të gjithë. Të shënoj në Europian? Patjetër që do të shënoj, por kemi ndeshje dhe të hënën. E provova nga 16 metërshi goditjen, por duhet të pasoja tek Hysaj. Rëndësi ka që siguruam kualifikimin”, u shpreh Jasir Asani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga