Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Duhet të jemi më të ashpër”, INZAGHI flet pas humbjes zhgënjyese: Lukaku? Po të kishte shënuar do kishim folur ndryshe

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet të jemi më të ashpër”, INZAGHI flet pas

Trajneri i Interit Simone Inzaghi foli për “DAZN” pas përfundimit të sfidës me Fiorentinën. Tekniku i zikaltërve analizoi lojën e ekipit të tij dhe humbjen zhgënjyese 0-1. Për Inzaghin skuadra ishte konfuze dhe e paqartë për të gjetur golin çka çoi edhe në një humbje tjetër në Serie A.

“Ka një zhgënjim të madh për dy humbjet rradhazi në shtëpi përballë një publiku të mrekullueshëm. Duhet të punojmë më shumë. Ne bëmë maksimumin, duhet të jemi më të ashpër. Ka pasur shumë gola që nuk i shfrytëzuam. Për sa i përket performacnës nuk mund të them asgjë. Renditja nuk është ajo që shpresonim sepse kjo na detyron të bëjmë më shumë punë.

Performanca e Lukakut? Nëse ai do të kishte shënuar dy gola performanca e tij do të gjykohej ndryshe. Sot ai lëvizi shumë: kishte shumë raste. Këto momente u ndodhin sulmuesve, tani duhet të përpiqemi të rekuperojmë sa më shumë lojtarë. Ne të gjithë duam rezultate të ndryshme, por unë isha shumë më i zemëruar pas humbjes me Juventusin.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga