Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Duhet të fitonim”, Nevil Dede i zhgënjyer nga barazimi: Jam i mërzitur, për pak minuta pësuam 2 gola

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet të fitonim”, Nevil Dede i zhgënjyer nga barazimi:

Elbasani dhe Bylis e kanë mbyllur në barazim 2 me 2, ndeshjen e prapambetur mes tyre të vlefshme për javën e 11. Spektakli në stadiumin e mbushur të “Elbasan Arena”, nuk pa fitues.

Kështu Bylis e mbyll si kampione dimri në Kategorinë e Parë, ndërsa Elbasani në vendin e dytë me 3 pikë më pak. Në fund të takimit foli për mikrofonin e MCN, trajneri i Elbasanit Nevil Dede.

I mërzit si interpretuam dhe zhvilluam. Më vjen keq që për pak minuta pësuam 2 gola.

Kemi treguar luhatje gjatë këtyre ndeshjeve që kemi zhvilluar. Sot në 1 ndeshje pësuam 2 gola. Humbëm pak logjikën pas 2-2. Nuk tentuan të ndërtonin dhe kur e humbin logjikën lojtarët më me eksperiencë, duhet të përshtatesh dhe ta pranosh.

Realisht besoj që duhet të merrnim diçka më shumë dhe për të kënaqur tifozët. Por ti kur pëson duhet të pranosh dhe verdiktet.

Gabimi i portierit.

Më takon më mirë ta mbaj përgjegjësinë Bruno sepse është djal i ri 2005. Është fokusuar i gjithë klubi. Gjëra që ndodhin.

Mund të shkonte më keq.

Patjetër dhe mund ta humbësh. 60% duhet ta fitonim.

A u humb ekuilibri për shkak të 2 zëvendësimeve të detyruara në mesfushë.

Nuk besoj vuajtëm në mesfushë fare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga