Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Duhet më shumë kohë", kapiteni i Teutës hap sfidën: Vetëm Tirana e shkëputur, duam vendin e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
"Duhet më shumë kohë", kapiteni i Teutës hap

Kapiteni i Teutës, ka folur për rinisjen e Kategorisë Superiore më 3 qershor, teksa e sheh ekipin bregdetar brenda objektivave të fillim sezonit. Renato Arapi thekson se duhet më shumë kohë për përgatitjet, ndrësa sipas tij vetëm Tirana është më e avantazhuar. Mbrojtësi hedh sfidën për rivalët, teksa në fund të 10 javëve të mbetura e sheh ekipin e tij në vendin e dytë të klasifikimit.

"I shoh të gjithë lojtarët entuziastë për rikthimin në stërvitje, pasi kemi kaluar në periudhë të vështirë. Janë të gjithë në humor dhe të angazhuar maksimalisht për t’u përgatitur sa më mirë për sprintin final të sezonit.

Duhet të kishim më shumë kohë për stërvitje. Besoj se do të arrijmë njëfarë niveli për të përballuar me sukses pjesën e mbetur të sezonit. Çdo gjë që e lejon matematika, nuk është e paarritshme, por ne do të provojmë deri në fund për ta mbyllur sezonin në vendin e dytë, pasi vetëm Tirana është disi e shkëputur", tha Arapi për Supersport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga