Superiorja do të luajë ndeshjet e javës së 3-të në mesjavë, kjo për shkak të pauzës së kampionatit për ndeshjet e kombëtares. Tirana do të presë Skënderbeun, një takim mjaft i rëndësishëm për bardheblutë që pas barazimit me Teutën do të synojnë të rikthehet te fitorja.
Për këtë duel Tirana do të rikthehet në “shtëpi”. Për shkak të sfidave të kombëtares bardheblutë nuk do të mund të luajnë në “Air Albania” dhe në këto kushte kryeqytetasit do të rikthehen pas shumë kohësh në “Selman Stërmasi”.
Kjo do të jetë pozitive për skuadrën, pasi përballë një rivali që ka grumbulluar 6 pikë në 2 javët e para do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve.
Poll