
Skënderbeu do të përballet me Kukësin në “Arenën e Demave”, sfidë që do të startojë në orën 13:30. Një duel mjaft i rëndësishëm për korçarët që kërkojnë vazhdimësinë në kampionat për të “blinduar” një vend në “Final – Four”.
Skuadra e Ivan Gvoazdenovic në këtë përballje do të vuajë mungesën e dy titullarëve. Sebastian Uçe dhe Nikaj nuk do të mund të japin kontributin e tyre në këtë përballje.
I pari për shkak dëmtimi, ndërsa i dyti për arsye kartonësh. Nikaj u ndëshkua me të kuq në përballen me Teutën dhe ndaj Kukësit do të jetë i pezulluar.
Poll