Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dueli i parë i javës së 29-të, FSHF përcakton arbitrat në Egnatia - Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli i parë i javës së 29-të, FSHF përcakton arbitrat

Egnatia – Kukësi ngre siparin e kësaj jave të 29-të të Superiores me dy ekipet që përballen në orën 15:00 në Rrogozhinë. Vendasit që kryesojnë kampionatit, por që vijnë nga një formë e dobët, ndërsa verilindorët janë të fundit, por gëzojnë një ecuri tejet pozitive.

Sektori i Arbitrimit pranë FSHF ka përcaktuar edhe trupën gjykuese për këtë duel. Kryesor është zgjedhur Indrit Myrtja, ndërsa asistentë Devis Korreshi me Mariglen Llukmani. Ermis Çelaj është arbitri i katërtë.

Në dhomën e VAR do të ulet Enea Jorgji i ndihmuar nga Silvio Dyrmishi.

Arbitër kryesor: Indrit Myrtja

Asistent 1: Devis Korreshi

Asistent 2: Maringlen Llukmani

Arbitër i 4: Ermis Çelaj

VAR: Enea Jorgji

AVAR: Silvio Dyrmishi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga