Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Duele "ZJARRI" në Gjirokastër e Tiranë, ja si vijnë 4 skuadrat në këtë përballje

Shkruar nga NEWSPORT
Duele "ZJARRI" në Gjirokastër e Tiranë, ja si

Luftëtari-Teuta dhe Partizani-Flamurtari janë dy duelet e programuar për tu zhvilluar sot në kuadër të javës së 23-të në Kategorinë Superiore. Dy çifte këto mjaft interesante, ku pritet çdo lloj rezultati. Sipari ngrihet në Gjirokastër (ora 14:00), aty ku bluzinjtë vendas presin surprizën e këtij sezoni, Teutën.

Një duel "hekurash" në letër, duke parë edhe ecurinë e dy skuadrave në javët e fundit. Plot 5 pikë kanë grumbulluar në 3 javët e fundit, duke ardhur në këtë përballje me mentalitet të njëjtë. Megjithatë ajo që shqetëson Luftëtarin është pozita në klasifikim dhe një fitore  e mundshme ndaj bregdetarëve do sillte entuziasëm në kampin bluzi.

Supersfida e kësaj jave luhet në kryeqytet, ku në "Selman Stërmasi" Partizani do të kërkojë thellimin e distancave me ndjekësit, ndërkohë që një fitore e Flamurtarit do rriste shanset e vlonjatëve për një vend në Kupat e Europës. Takimi i kryeqytetit do të zhvillohet sot, duke nisur nga ora 17:00

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga