Duan të mbrojnë titullin, trajneri i njohur u bashkohet kampionëve
Shkruar nga NEWSPORT
Klubi më i suksesshëm i basketbollit në Kosovë Sigal Prishtina ka emëruar në stolin e tij trajnerin e ekipit përfaqësues të Kosovës Damir Mulaomerovic. 44-vjeçari është njëri prej basketbollistëve më të njohur në Ballkan dhe Europë në vitet '90 dhe 2000.
Me zgjedhjen e kroatit në krye të pankinës së 12-herë kampionëve të ligës së basketbollit të Kosovës Sigal Prishtina do të kërkojë me çdo kusht mbrojtjen e titullit kampion edhe këtë sezon.
Lajmi është dhënë në faqen zyrtare të klubit të Sigal Prishtinës në "Facebook".