Partizani arriti të fitonte titullin e 17-të kampion në një garë mjaft të luftuar në këtë edicion futbollistik. Një kontribut të madh në arritjen e këtij suksesi kishte edhe Xhuliano Skuka që ishte pjesë të kuqve në dy fazat e para për t’u shitur më tej në Francë. Pas ngritjes së trofeut reagimet kanë qenë të shumta në rrjetet sociale bashkë me postime.
Ndërkohë, Skuka i mësuar të “shënjestrojë” portat kundërshtare, këtë herë ngacmon ish shokët e skuadrës. Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, Amir Bilali duket mjaft i lumtur ndërsa është fiksuar nga aparati duke parë trofeun e titullit. E pikërisht për këtë Skuka shkruan: “Dua dikë në jetë të më shikojë siç shikon Bilali Kupën”.
[caption id="attachment_694739" align="alignnone" width="1290"] Komenti i Skukës[/caption]