Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Drejtori i stadiumit “Loro Boriçi” zbulon datën e inagurimit

Shkruar nga NEWSPORT

Arben Dervishaj, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, i cili është dhe drejtuesi i stadiumit të ri që po rikonstruktohet në Shkodër, ka folur pas largimit të inspetkorëve të UEFA-s. Të ardhur nga institucioni më i lartë i futbollit në Europë, inspektorët kanë dhënë “OK” përfundimtar për vënien në punë të stadiumit dhe që ai të shërbejë për ndeshjet ndërkombëtare.

[caption id="attachment_12732" align="alignleft" width="300"]arben dervishaj Arben Dervishaj[/caption]

Pra, nga dita e sotme ekipi ynë kombëtar dhe skuadrat që luajnë në kompeticionet europiane mund të zhvillojnë ndeshjet në këtë impiant modern, i cili ka ndryshuar pamje në harkun kohor të 12 muajve.

Pas largimit të inspektorëve, Arben Dervishaj ka treguar edhe datën se kur do të inagurohet ky stadium. “Stadiumi ‘Loro Boriçi’ pritet të inagurohet në muajin gusht me finalen e Superkupës”. Këtë detaj e ka zbuluar edhe presidenti Armando Duka një javë më parë në daljen e tij në emisionin “Opinion”.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga