
Humbja e Spanjës me Italinë, ka bërë trajnerin Del Bosque të mendojë për një dorëheqje të mundshme. Kështu që drejtuesit e Federatës spanjolle po mendojnë për emrat e ri që mund të vijnë në krye të pankinës. Sipas së përditshmes madrilene "As" janë nëntë emra që qarkullojnë për të zënë vendin e teknikut 65-vjeçar.
Këta janë kandidatët që mund të marrin në dorë drejtimin e skuadrës spanjolle.
Paco Jemez- Është trajner aktual i Granadas
Joaquín Caparrós - Kohët e fundit ka drejtuar Granadan, tani është i pa punë
Julen Lopetegui - Kohët e fundit ka drejtuar Porton,
José Antonio Camacho - Ka drejtuar Kinën, tani është i pa punë
Míchel - Kohët e fundit ka drejtuar Marseillen, tani është i pa punë
Roberto Martínez - Kohët e fundit ka drejtuar Evertonin, tani është i pa punë
Pepe Mel - Kohët e fundit ka drejtuar Betisin, tani është i pa punë
Juan Carlos Garrido - Kohët e fundit ka drejtuar Al Ahly, tani është i pa punë
Luis Fernández - Kohët e fundit ka drejtuar Guinenë, tani është i pa punë