Fitorja 4-1 e Barcelonës ndaj Villarreal ka “konsoliduar” vendin e parë në La Liga. Lamine Yamal arriti të shënojë “tripletë”, teksa Robert Leëandoëski shënoi golin tjetër.
Pas këtij triumfi ka folur Hansi Flick. Ky i fundit ka theksuar se skuadra po luan në një nivel të lartë. Gjithashtu nënvizoi se i bënë presion të shpejtë kundërshtarit dhe kjo rezultoi e duhura.
“Sigurisht që mund të bëjmë gjëra më mirë, por më pëlqeu shumë ajo që pashë sot. Luajtëm në nivel të lartë. Të martën do të jetë ndryshe, por duhet të luajmë në këtë nivel.
Ushtruam presion shumë mirë dhe shumë shpejt. Fituam duelet individuale. Më pëlqeu shumë ajo që pashë.
U përpoqëm të kujdeseshim për Lamine, por edhe pjesa tjetër e skuadrës ishte shumë e mirë. I bëmë presion Villarrealit si duhet, duke fituar duelet direkte dhe kjo ishte çelësi i ndeshjes së sotme, presioni i mirë dhe i shpejtë. Ishte një paraqitje e shkëlqyer”, ka theksuar gjermani.
