Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

DOSSIER/ Kush e vrau yllin e futbollit shqiptar, Skënder Halilin?

Shkruar nga NEWSPORT
DOSSIER/ Kush e vrau yllin e futbollit shqiptar, Skënder Halilin?

Nga Adriatik Dosti

Absolutisht një nga aktet më kriminlae të shtetit dictatorial komunist shqiptar, 1945-90, në raport me sportin mbetet vrasja apo eliminimi fizik që ju bëri dy prej yjeve të historisë së sportit tonë kombëtar, futbollistit Skënder Halili dhe volejbollistit Asllan Rusi.

Po cila është historia apo më mirë me thënë tragjedia e njërit prej futbollistëve bardheblue e njëherësh përfaqësues i kombëtares së Shqipërisë në vitet 60? Njërit prej të konsideruarve si një ndër yjet e talented më të mëdha që ka nxjerrë deri më sot futbolli shqiptar, Skënder Halili.

Lindi në Tiranë me 20 gusht 1940 dhe ishte nipi i futbollistit të shkëlqyer të asaj kohe, Gani Merjes së madh. Dashurinë e pakufishme për futbollin do ta shprehte që fëmijë duke u atashuar pranë ekipit të pionerëve e më vonë atij të të rinjve të Tironës që drejtohej ng ai famshmi Xhavit Demneri ku qëndroi prej 3 vitesh, 1954-57.

Talenti i tij i rrallë do të binte shpejt në sy ndaj dhe profesor Demneri ia rekomandon djaloshin Halilin trajnerit legjendar të bardhebluve, Myslim Allës. Ishte vetëm 17 vjeç, kur veshi për herë të parë fanelën e rëndë të Tiranës me të cilën luajti dy sezone rresht duke fituar me 1969 dhe Kupën e 15 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

Nga 1959-61 kryen shërbimin e detyruar ushtarak pranë klubit Dinamo në radhët e së cilës arrin të fitojë me 1960 dhe titullin kampion.

Pas përfundimit të shërbimit ushtarak kërkon të kthehet te Tirona e zemrës së tij, por Dinamo nuk pranon ta largojë nga klubi i saj. Madje i bën gjithëfarelloj presionesh e kërcënimesh, por Halili e kishte ndarë mendjen me kohë. Do të lunate vetëm për Tironën e askënd tjetër.

Falë kësaj kapricoje të tij, Dinamo e plotfuqishme e asaj kohe ose skuadra -shteti siç thoshte asokohe Lym Alla ndërhyn në Federatë. Dhe kjo e fundit vendos kundër çdo lloj rregulli e ligji ta dënojë e pezullojë Skënder Halilin për 1 vit të plotë futbollistik.

Absurditet më banal zor se gjen kund në historinë e futbollit europian. Këtu nis dhe projektohet tragjedia e tmerrshme që do të shoqëronte më pas jetën fatkeqe të këtij meteori të rrallë të futbollit shqiptar. Nga 1963-66 luan për Tironën me të cilën do të fitonte 2 tituj kampionë, 64-64 dhe 65-66 si dhe 1 Kupë të Shqipërisë me 1963.

E teksa tashmë ishte afirmuar si qendërmbrojtësi më i mirë i futbollit shqiptar ku spërkatat, roveshatat, ndërhyrjet deçizive e të mençura, markimet perfekte, goditjet me kokë, dyluftimet tokë-ajër, përgatitje e shkëlqyer tekniko-taktike, e veçmas edhe ajo fizike e kishin diferencuar dukshëm prej gjithëkujt.

Halili ishte tashmë pjesë e padiskutueshme dhe shumë e rëndësishme e ekipit kombëtar kuqezi me të cilin debuton fillimisht në qershor të 1963 kundër Olimpikës bullgare e ndërsa zyrtarisht luan kundër Danimarkës në 1964 në atë humbje të rëndë tonën 0-4.

Në vijim do të lunate sërish kundër Danimarkës, në atë fitore historike tonën 1-0 në Tiranë por edhe kundër Zvicrës, Hollandës, Algjerisë dhe Irlandës së Veriut. “Flutura shqiptare”, kështu do ta etikentonte gazeta hungareze e atyre viteve Magyar Sport qendërmbrojtësin shqiptar Skënder Halili pas një ndeshje miqësore të asaj periudhe ku futbolli shqiptar bënte dukshëm diferencën me të tjerët.


TRAGJEDIA HALILI, ARRESTIMI, DËNIMI DHE BURGOSJA E TIJ.

Në fund të verës së vitit 1966 teksa ekipi i Tiranës ishte grumbulluar në hotel e vijonte përgatitjet për ndeshjen e Kupës së Kampionëve kundër kampiones norvegjeze Valerengen. Herët, në orët e para të mëngjesit, punonjës të sigurimit të shtetit në mënyrë arbitrare e të frikshme hyjnë në hotel dhe arrestojnë Skënder Halilin, të cilit nuk ja kishin falur e s’do t’ia falnin kurrë refuzimin që i pati bërë skuadrës së tyre shtet, Dinamos së disa viteve më parë.

Pas një maskarade të neveritshme njerëzore, së fundmi arrijnë të akuzojnë për kontrabandë orësh si dhe gjatë kontrollit brutal në shtëpinë e tij i gjejnë edhe 56 dollarë. Siç dihej, atë kohë kontrabanda dhe mbajtja e monedhave të huaja që e nxisnin atë (sipas mentalitetit komunist të asaj kohe) dënoheshin rëndë dhe cilësohehsin si krim shtetëror.

E dënojnë me 11 muaj burg dhe e degdisin të punojë dhunshëm në minierat e kromit e të bakrit në Bulqizë. Aty merr sëmundjen e rëndë, ku pak vite më vonë i merr jetën. Pas daljes nga burgu, tentoi të rifillonte futbollin, pasi ishte ende tepër i ri dhe kishte ende shumë për t’i dhënë futbolli shqiptar, por s’e lejuan duke i mbyllur çdo shteg. Madje absurditeti shkoi deri atje sa nuk e lejuan të lunate as në kampionatin local të ndërrmarrjeve që zhvillohej asokohe në Tiranë.

Në fund të viteve 60’, kur ish sekretari i parë i Lezhës, Sul Bushati ndërhyn dhe e ofron për tek Besëlidhja me të cilën Halili kryen edhe fazën përgatitore sapo të fillonte kampionati, Federata-shtet dërgon “shkresën” speciale duke konfirmuar zyrtarisht e përfundimisht se ai, Skënder Halili, një ndër yjet e rrallë të futbollit shqiptar për vite me radhë, nuk do të mund të lunate dot kurrë më me një asnjë ekip futbolli në Shqipëri.

“Mirë po ç’kishte bërë i gjori Skënder? Kishte vrarë njeri e ne nuk e denim?”, më rrëfente shumë vite më parë shoku e miku i tij i ngushtë e bashkëlojtari i tij, Fatmir Frashëri.

“Trajtimi që iu bë atij dhe pas daljes nga burgu ishte vërtetë çnjerëzor”, më thoshte shpesh Ali Mema i cili kur fliste për Nerin lotonte sikur të ishte një fëmijë.

“Absolutisht ka qenë e mbetet qëndërmbrojtësi më i mirë i historisë së futbollit shqiptar që kanë parë deir më sot syt e mia”, më thoshte Lym Alla.

E kujtoj Skënder Halilin si sot, teksa në fund i dhanë të drejtën të stërviste një ekip të rinjsh. E teksa punonte ende si saldator në ndërmarrjen komunale të riparim shërmbimeve tek 21 Dhjetori, ku çdo pasdite, pas punës së rëndë, do të mblidhte një grumbull fëmijësh pasionantë të Tiranës për t’i stërvitur pikërisht ngjitur me godinën e shkollës sime, te fusha e zezë pas shtëpisë botuese Naim Frashëri. /Newsport.al/.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga