Partizani barazoi mbrëmjen e sotme kundër Ferencvarosh me shifrat 1-1, rezultat që zbeh shanset e të kuqve për të kaluar në raundin e tretë të Champions League. Por, ende pa u luajtur ndeshja e kthimit, tekniku Adolfo Sormani e sheh të vështirë kalimin më tutje.
“Më vjen keq që nuk fituam. Komplimentoj djemtë që luajtën shumë mirë dhe për dëshirën e madhe që patën për të fituar ndaj një skuadre që dihet çfarë potenciali ka. Skuadër që ka kualitet të madh, ka elementë cilësor dhe qëllimi i skuadrës tonë është që ti vëmë në vështirësi që të marrim rezultat”.
“Ne duhet që të qëndrojmë të bashkuar. Gjithçka mund të ndodhë në jetë. Është shumë e vështirë që të kualifikohemi, duhet të jemi realist. Sot mbetet që të komplimentoj”, përfundoi trajneri italian i të kuqve.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.