Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Dorë të lirë" për 3 lojtarë, Kukësi zgjedh trajnerin e sezonit të ri

Shkruar nga NEWSPORT
"Dorë të lirë" për 3 lojtarë, Kukësi

Diego Longo pritet të jetë trajneri i ri i Kukësit për sezonin e ardhshëm. Ashtu siç kishin paralajmëruar kohë më parë drejtuesit, italiani do të drejtojë verilindorët në edicionin e ri futbollistik. Ai pritet të mbërrijë në vendin tonë gjatë këtyre ditëve për t'u prezantuar më pas në klubin kuksian.

Edhe pse verilindorët me në krye të merkatos Pero Pejiç kanë kryer thuajse gjithë afrimet e nevojshme, siç raporton shtypi i shkruar, italianit i është lënë mundësia për t'i afruar vetë në skuadër 2-3 elementë cilësorë.

Pritet të shihet se çdo të ndodhë gjatë këtyre ditëve në kampin kuksian, teksa jo më larg se dje, presidenti Safet Gjici deklaroi se trajneri ishte gjetur. Tashmë s'mbetet gjë tjetër veçse të pritet prezantimi i italianit në krye të pankinës verilindore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga