
Gresild Lika mund të jetë afrimi më I ri I Bylisit. Talenti 22 vjeçar sezonin e fundit e mbylli te Luftëtari, aty ku shpalosi gjithë talentin e tij. Sulmuesi prej ditësh është lojtar I lirë, duke fituar pranë Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve betejën ligjore me gjirokastritët.
Veç Luftëtarit dhe Partizanit, djaloshi ka mbajtur veshur edhe fanellat e Dinamos dhe Korabit, ndërsa me gjasë Bylis do jetë destinacioni I ardhshëm. Lika menaxhohet nga Andi Matraxhiu që ka lidhje të ngushta me klubin mallakastriot, andaj gjasat janë që shumë shpejt lojtari të prezantohet te Bylis nëse nuk vjen ndonjë ofertë serioze nga jashtë vendit.
Poll