Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Doja që Kupa të luhej me një takim", Martini flet pas barazimit me Kukësin: E doja ndeshjen me gola, gjyqtari u bë gati për të dhënë penalltinë

Shkruar nga NEWSPORT
"Doja që Kupa të luhej me një takim", Martini flet pas

Sfida e parë gjysmëfinaliste mes Kukësit dhe Teutës është mbyllur në barazim 0-0. Një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, por që në fund asnjëra prej tyre nuk doli e fituar. Në fund të ndeshjes për "Supersport", trajneri Edi Martini u shpreh:

"Kur është bërë mbledhja unë kam qenë dakort që Kupa të luhet me një takim. Disa klube nuk ishim dakort dhe për këtë arsye nuk u luajt".

Barazimi? "Unë kam parë Kukësin duke luajtur dhe ne kemi disa ndeshja që kërkonin të luanim me pressing dhe e kemi bërë shumë mirë. Tani është e vështirë pasi ndeshjet janë afër me njëra-tjetrën edhe Kukësi kishte disa mundësi për të na shënuar. Ndeshjet e Kupës janë specifike pasi një gol në fushën kundërshtare është e rëndësishme. Po të më pyesnim para ndeshjes do të ishim dakort për një barazim në këtë takim, por me gola pasi kështu është çdo gjë e hapur".

Penalltia? "Anësori e ka pasur shumë afër dhe gjyqtari kryesor është bërë gati për ta dhënë. Brenda apo jashtë mbetet për t'u parë, por ne bëmë një ndeshje të mirë dhe duhet ta kishim fituar këtë takim. Ne do të kërkojmë finalen dhe vallen që kemi nisur duhet ta çojmë deri në fund. Ne si ekip do të shkojmë deri në fund si në kampionat edhe Kupë për të arritur në Europë. Tani mendja te ndeshja e radhës ndaj Skënderbeut. Grupi është I ndërtuar, por mendoj se skuadrat më të favorizuara janë ato që kanë stola të mirë. Grupi Im e ka kuptuar që për të fituar ndeshjen duhet ta marrësh me "thonjë", por duhet të kemi edhe fatin me veten".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga