Barazimi i fundit ndaj Laçit ka shtuar akoma më shumë krizën te Tirana. Klubi bardheblu ka "shpërthyer" në akuza ndaj arbitrave për ndeshjen e djeshme, ku sipas tyre i është mohuar një gol i rregullt i cili ndikoi dhe në rezultatin e takimit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në "Facebook", ata akuzojnë drejtpërdrejtë anësorin e takimit.
"Goli i anulluar dje perballe Lacit. Nje tjeter rast qe ndeshkon ne menyre te turpshme skuadren bardheblu. Kjo fotografi televizive tregon qarte golin e rregullt te anulluar nga anesori Egin Doda"