Raphael Leao është një lider i padiksutueshëm te Milan. Portugezi është një pikë referimi në formacionin e Stefano Piolit, mungesa e të cilit ndjehet shumë. Leao do të jetë një mungesë e rëndësishme për duelin që Milan do të luajë me Atalantën.
Portugezi nuk është grumbulluar nga Pioli, pavarësisht se është rikuperuar nga dëmtimi. Timonieri i kuqezinjve nuk dëshiron që të rrezikojë lojtarin dhe e “kursen” për duelin e Champions.
Sipas mediave italian e bëhet me dije se Pioli këron që Leao të jetë në 100% e tij për sfidën me Neëcastle dhe ndaj Atalantës nuk dëshiron që sulmuesi të rrezikojë të përkeqësojë dëmtimin e tij.
Dueli me anglezët është shumë i rëndësishëm për italianët, të cilët do të kërkojnë doemos fitoren për të shrpesuar te kalimi i grupin. Ndërkohë kujtojmë se përballja me Atalantën do të luhet ditën e sotme në orën 18:00 në “Geëiss”.